Berisha mungon sot, Vokshi e Evi Kokalari rikthehen në selinë e PD: Ftoj Bashën të largohet një orë e më parë, s’është më kryetar. Bravat…

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është shfaqur më në selinë e Partisë Demokratike pasi në këtë godinë, ambasadorët e akretiduar në vendin tonë zhvilluan një takim me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Por këtë të mërkurë, ka qenë kryetarja në detyrë e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi e cila ka mbërritur në selinë blu rreth orës 15:00 së bashku me Evi Kokalarin për të mbajtur mbledhje me anëtaret e Forumit.

Vokshi teksa konstatoi se brava e derës së zyrës së saj ishte ndërruar dhe nuk hapej me çelësin që ajo kishte, ka informuar se mbledhja me gratë e Forumit do të mbahet në katin e dytë të godinës së selisë blu.

Vokshi i bëri thirrje kryetarit të PD-së Lulzim Basha të largohet nga detyra pasi siç tha ajo, delegatët e kanë shkarkuar nga detyra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Informoj deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë të Kuvendit e kanë shkarkuar unanimisht në 11 Dhjetor ai nuk është më kryetar i PD, dua ta informoj se kjo godinë e seli i takon të gjithë demokratëve nuk mund të sillet sikur është në pronë të tij.

Ne nuk do ndalemi asgjë se pengon dot vullnetin e sovranit. E ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë mos e zgjasë më agoninë e tij politike

Hera e fundit që isha ka qenë mbrëmë e ka ndërruar pa asnjë njoftim, do ngjitemi në kat të dytë me mbledhjen e komisionit e për cdo vendim do ju njoftojmë”, tha Vokshi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT