“Para se t’ju them vendosni Ramën pas hekurave”, Basha inkurajon SPAK: PD ju mbështet zyrtarisht, vazhdoni se prandaj keni mbrojtje të veçantë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike “e mbështet zyrtarisht” SPAK-un në hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve.

Në një deklaratë për media, Basha inkurajoi organet e drejtësisë së re që të vijojnë hetimin, pasi janë aty për t’i shërbyer shumicës, dhe për këtë kanë edhe mbrojtje e kushte të veçanta.

“Para se t’u them kur do të vendosni Edi Ramën para hekurave, dua t’u them se jemi në mbështetjen tuaj.

Vazhdoni përpara me maksimumin e guximit, për t’i shërbyer shumicës, pa u intimiduar nga pakica, prandaj keni mbrojtje dhe kushte të veçanta. Keni mbështetjen zyrtarisht të Partisë Demokratike. Vazhdoni hetimin”, u shpreh Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT