VIDEO/ Rama darkë me ambasadorët në Elbasan, e pranishme Yuri Kim

Një ditë pas vizitës në selinë e PD-së, ku takuan me kryedemokratin Lulzim Basha, sot ambasadorët janë takuar me kryeministrin Edi Rama, së bashku me një pjesë të ministrave.

Mësohet se e pranishme në këtë takim është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Gazeta Shqip ka mësuar se ky takim ishte i planifikuar më parë në axhendën e Ramës, i cili ka preferuar ta zhvendosë atë në një nga restoranteet e njohura në Elbasan.

Kreu i qeverisë shoqërohet me disa prej ministrave, emrat e të cilëve nuk mësohen për momentin.

Zhvillimet e fundit politike pritet të jenë në fokusin e diskutimeve të kryeministrit me diplomatët. Nuk dihet nëse ky takim lidhet me rastin e festave të fundvitit, një takim i përvitshëm i Ramës me ambasadorët, apo lidhet me ngjarjet e fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT