VIDEO/’Më vjen një kamikaz në emision, LARGOHU!’ Gazetari nxjerr nga studio këshilltarin ligjor të PD-së

Përfundoi ndryshe nga herët e tjera emisioni i djeshëm “Top Talk” në Top Channel i gazetarit Denis Dyrnjaja pas një përplasje që pati me të ftuarin.

Në studio ishte këshilltari ligjor i PD-së, Marash Logu, i cili nisi të ankohej se nuk po i jepej koha e duhur për të folur.

Sipas Logut, kishte 10 minuta që nuk fliste dhe kjo e kapi në befasi dhe habiti moderatorin Dyrnjaja.

Ky i fundit i tha Logut se po bënte sjelljen e një kamikazi.

Debati i plotë

Marash Logu: Kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia.

Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.

Marash Logu: Respektoni prezencën time dhe për atë që përfaqësoj.

Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj unë emisionin tim.

Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.

Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.

Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, cfarë do të thotë kjo, e para kërko falje se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz

Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast. Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të coheni nga studio.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT