VIDEO/ Thirrja e vajzës së vogël të fermerit: Xhaxhi Edi Rama kur të blesh dhurata për Zahon mendo…

Përmbytjet e ndodhura nga reshjet e shiut ditët e fundit kanë shkaktuar jo pak pasoja te prodhimet e fermerëve.
Dëme të mëdha për fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Njësisë Administrative, Frakull.
Për këtë arsye ata janë mbledhur sot për të protestuar, në autostradën Levan ?Tepelenë ,ku shtrihen serat e fshatrave që tokat bujqësore i kanë të kthyera në sera me prodhim te luleshtrydhes.
E veçantë ishte thirrja e një vajze të vogël të një prej fermerëve për kryeministrin. “Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh t’i blesh djalit tënd Zahos dhuratë për Vitin e Ri mendo edhe për të gjithë fëmijët dhe baballarët që nuk kanë lekë të blejnë dhurata”,- thotë vogëlushja.
Pjesë e protestës kane qene edhe përfaqësues Sindikatës së Bashkuar të Fermerëve, të cilët sot kishin takim me kryeministrin Rama ,i cili ua ka shtyrë për ditë tjetër.