Basha kyç selitë e PD në Fier dhe Elbasan, ‘hakërrehet’ Berisha: Nuk ka vulë, bravë apo dryn që…

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Basha dhe njëkohësisht referendumit për shkarkimin e tij të propozuar nga Komisioni i Rithemelimit në PD, janë ndërruar bravat e selive blu nëpër rrethe të ndryshme të vendit.

Kjo duket se është bërë me qëllim që të mos votohet për shkarkimin e Bashës në referendumin që pritet të mbahet në datën 18 dhjetor.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social ka shkruar se nuk ka asgjë që mund të pengojë vullnetin e lirë të demokratëve.

Postimi i Berishës:

Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT