“Mandati i tretë, i ëmbël dhe i hidhur”… Nga sfida e integrimit, te kundërshtari politik! Rama rrëfehet në darkën me ambasdorët

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë, në një takim tradicional të fundvitit.
Gjatë takimit, kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur një fjalim, ku ndër të tjera, ka prekur dhe fitoren në mandatin e tretë qeverisës.
Rama shprehet se mandati i tretë ishte i ëmbël dhe i hidhur, pasi sipas tij, nuk ka bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë.
“Besoj se viti i ardhshëm do të jetë kyç, jo vetëm për Shqipërinë por për VBallkanin por edhe për Europën dhe Botën. Perëndimorë ose lindorë,veriuorë dhe jugore. Është themelore që të mos lëmë gjendjen e emergjencës që të na marrë mendjen. Është jetike të mos tërhiqemi nga izolimi. Shqipëria e di më së miri se cila është kostoja e izolimit. Ne mësuam me hi rose pahir. Askush nuk mund ta përballojë vetëm. Jemi të gjithë rishtarë të sfidave.
Mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet e njëri-tjetrit. Pasojat, siç kemi mësuar nga pandemia, janë të menjëhershme. Dhe pasojat po zgjasin. Teksa përballemi me këtë armik të padukshëm, nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri-tjetrin. Zor se të qeverisësh një vend të madh, nuk është më e lehtë se sa të qeverisësh një vend më të vogël.
Ajo çka bëjmë tani, do të përcaktojë mbi vitet e tjera nëse do të jenë më të mira ose më të lehta. Si qytetarë të botës, që kemi përgjegjësinë ta bëjmë një vend më të mirë. Dëshira ime për vitin e ri, është të bashkëpunojmë më shumë për të ardhmen.
Mandati i tretë më bëri më të përulur, se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë që i dhanë besimin partisë time dhe mua. Më lini të rrëfehem, fitorja ishte njëkohësisht e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë, në një vend që përndiqet nga e shkuara. Ku kundërshtari politik shihet jo si një kundërshtar me të cilin duhet angazhuar, por si një armik për tu shkatërruar. Pas një fitoreje, më përndjek më shumë se asnjëherë nga pafuqia e pushtetit për të ecur para.” – tha Rama.