Gjykata regjistron kërkesën për statutin e “11 Dhjetorit”, ja gjyqtari ‘që ka në dorë’ fatin e Kuvendit të Berishës

Gjykata e Tiranës ka regjistruar kërkesën e bërë një ditë më parë nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike për statutin e miratuar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit.

Sakaq, gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen pas hedhjes së shortit është caktuar gjyqtari Agron Zhugri.

Ndryshimet statutore i hapin rrugë primareve brenda partisë, me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Në statut sanksionohet legalizimi i fraksioneve, si dhe përcaktohet largimi i kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa kur kryetari i partisë humb zgjedhjet lokale ai ka të drejtë të votëbesohet.

Por në Gjykatën e  Tiranës, megjithëse 5 muaj me vonesë, pak ditë më  parë Partia Demokratike depozitoi kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve statutore të bëra në Kuvendin e 17 Korrikut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT