Ylli Rakipi tregon se çfarë i thanë ambasadorët Bashës: Ç’na ke thirrur ne, ti mund ta marrësh Berishën zvarrë

Gazetari Ylli Rakipi ka folur mbrëmjen e sotme për vizitën e 6 ambasadorëve në selinë e Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha.

Ai tha se ka qenë vetë Basha që i ka kërkur ambasadorëve të takoheshin, ndërsa tregoi se ambasadorët e kishin pyetur Bashën nës eka mbështetje në parti. Sipas Rakipit, pasi Basha u ka thënë se ka mbështetjen e 95% të demokratëve, përgjigja e ambasadorëve ka qenë Ç’na ke thirrur ne, me 95% mund ta marrësh Sali Berishën zvarrë””.

“Ambasadorët kanë shkuar atje me kërkesën e kryetarit të PD. Kjo nuk do të thotë që ata janë të shqetësuar me problemin që i ka ndodhur një ditë më parë. Nëse është kështu do të ishte e kundërta. Ambasadorët do kërkonin të shkonin atje. E kanë pyetur ke mbështeteje në PD? Ai ka thënë ndjej që kam 95%. Ç’na ke thirrur ne, me 95% mund ta marrësh Sali Berishën zvarrë”, u shpreh Rakipi në “Opinion”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT