Rikthimi i Berishës/ Bylykbashi: Kuvendi i PD ka më shumë delegatë se partia e Kinës

“Rikthimi i Berishës”, ishte tema e ditës së sotme në emisionin Zona Zero në Top News ku i ftuar ishte deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Deputeti i PD u shpreh se Kuvendi i PD ka më shumë delegatë se partia e Kinës. Ai shtoi më tej se Basha e ka kthyer partinë si një garnizon ushtarak.
“Basha e ka kthyer partinë si një garnizon ushtarak. Kuvendi i PD ka më shumë delegatë se partia e Kinës. PD ka nevojë të hapet të tërheqë energji të reja. Kemi shtrirë më tej parimin një anëtar një votë. Rithemelimi ka të bëjë me konceptet e reja që po vendosim në statut”, Bylykbashi.