“O fashiste e vogël!”/ Kokalari përplaset keq me Vehap Kolën: Më mirë kështu se sa me Vëllazërinë Myslimane

Një debat i ashpër deri në fyerje personale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes anëtares së Komisionit të Rithemelimit të PD, Evi Kokalari, dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, mbështetës i Lulzim Bashës, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Vehap Kola: Ti je një socialiste, ke qenë mikesha e Erion Veliajt.

Evi Kokalari: Unë mike e Veliajt? Ja ky është niveli.

Vehap Kola: Je fashiste e vogël.

Evi Kokalari: Më mirë fashiste se pjesë e Vëllazërisë Myslimane siç je ti dhe një grup tjetër që ka ngelur në PD. Nuk je mysliman i nderuar. Je sekt.

Vehap Kola: Ti je komuniste. Komplet komuniste. Niveli zero fare. Unë jam mysliman.

Kokalari: Mos u ngatërro me muyslimanët e botës, se nuk ke lidhje fare me atë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT