Topalli, ironi me Bashën: Mr.Drynit i dolën sytë jashtë nga…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka dalë hapur në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ironizuar në orët e vona të mbrëmjes intervistën që dha kryedemokrati Lulzim Basha në emisionin ‘Open’.

“Mr. Drynit i dolen syte jashte nga halli”, shkruan me ironi Topalli, teksa i referohet ndërrimit të bravave që u bënë në disa prej zyrave të selisë së PD-së në rrethe.

Mbështetësit e Sali Berishës akuzuan ata të Bashës se u kanë ndryshuar bravat dyerve të selive me qëllim që të mos i lejojnë të bëjnë referendumin e 18 Dhjetorit për shkarkimin e kryedemokratit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT