‘Nacionalizmi’ fake, streha e fundit e anti-amerikanëve të Ballkanit

Nga Ylli Pata
Sali Berisha shpalli aksionin e parë politik të partisë së tij të re që tashmë është themeluar e po formësohet avash avash. Një protestë në ditën kur në Tiranë do të jetë për vizitë zyrtare, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me rastin e nismës “Ballkani i Hapur”.
Nuk se është ndonjë gjë e re që këtë nismë, edhe pse e ka përkrahur Edi Rama, të jenë kundër të gjithë politikanët kudnërshtarë të tij, sin ë Tiranë, Prishtinë, politikë apo në media.
Në thelb nuk ka asgjë të keqe, pasi në një demokraci, mendimet dhe demostrimi i alternativave të kundërta janë pjesë normale e funksionimit të këtij sistemi.
Megjithatë, ka një “rastësi” të çuditshme në aksionin e Sali Berishës, me një tjetër aksion të tillë po “nacionalist” në Serbi, e që lidhet me një histori ndarjeje të një partie të rëndësishme të së djathtës siç është Partia Radikale Serbe.
Aleksandër Vuçiç, sot President i Serbisë, më përpara Kryeministër, Zv.Kryeministër, është edhe kryetar i Partisë Progresiste të Serbisë.
Kjo parti u ngrit pas shkizmës me Partinë Radikale të Vijislav Sheshelit. Njeriut që në kohën e Sllobodan Millosheviçit e ktheu në ideologji nacionalizmin serb dhe urrejtjen ndaj popujve të tjerë të Jugosllavisë, po sidomos shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.
Sheshejli, ishte ndër të tjera dhe profesor i njohur i katedrës së Fakultetit Juridik të Universitetit të Beogradit, që drejtohej nga dekani Oliver Antiç, i cili ishte ndër të tjera një bashkëpunëtor dhe ideolog i Radikalna Stranka, të Sheshelit.
Aleksandër Vuçiç, ishte një student i juridikut e shpejt hyri në klubin e Sheshelit e Antiçit, që më pas u përzgjodh si asistent i kreut të Partisë Radikale.
I bënte letrat, i mbante çantat, i sillte rakitë e birrat.
Zelli i madh, i dha Vuçiçit “vulën” e pasardhësit të Vojislav Sheshelit. Në kulmin e luftës së Kosovës ku genocidi ndaj shqiptarëve arriti kulmin, Sheshejl ishte zv.kryeministër i qeverisë së Serbisë, e Vuçiç ministër i Informacionit.
Por me rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, , që çoi edhe një revolucion politik në Serbi, kun ë krye erdhën forcat opozitare demokratike me në krye të Zoran Xhingjiçin, radikalët pësuan një rrudhje të mëdha. E si për “rastësi” pas tetë vjet opozite frustruese kur nuk votoheshin, pasi ishin ndër të tjera edhe të papranuar nga Perëndimi(Sheshejl u denoncua nga SHBA në Gjykatën e Hagës për krime lufte), brenda kësaj partie nisën të dallohen dy rryma.
Njëra rrymë e ashtuquajtur nacionaliste e përfaqësuar nga Sheshejli që e cilësonte SHBA dhe BE si armike të Serbisë, e sidomos demokratët, e nga ana tjetër Tomislav Nikoliç e Aleksandër Vuçiç që ishin pro marrëdhënieve të mira me Perëndimn.
Këtu nisi ndarja. Nikoliç e Vuçiç u larguan nga Partia Radikale dhe formuan Partinë Progresiste Serbe, duke dalë me idenë për një bashkëpunim me Perëndimin dhe kërkuan anëtarësimine Serbisë në BE.
Sheshejl, nga ana tjetër mbajti anën “nacionaliste”, ku kundëershtoi çdo nismë ndërkombëtare, doli kundër çdo aleance të Serbisë me SHBA dhe BE, duke e kthyer antiamerikanizmin në një kauzë. E cila në këtë vend pati mjaft pasues, edhe si pasojë e bombardimit që NATO i bëri këti vendi në vitin 1999.

