Basha flet për herë të parë pas Kuvendit: Fajin e ka Sali Berisha sepse në 1996…

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi la pak më herët Pallatin e Kongreseve, ku mbahej Kuvendi Kombëtar, ka dhënë një prononcim për mediat teksa ndodhej në hyrje të selisë blu.

Basha është kthyer 25 vite mbrapa në kohë duke kujtuar vitin 1996 kur sipas tij Berisha pranoi këtë lloj sistemi zgjedhor.

Ai tha se tashmë ishte koha për t’u ndarë nga e kaluara dhe se kjo ishte vendosur ditën e sotme nga prania e demorkatëve në Kuvendin e organizuar.

“Kjo është shtëpia e demokratëve dhe ato janë krenarë për atë që kemi arritur për Shqipërinë.

Mund të kishim qenë vend anëtar në BE. Mund të ishim vendi i parë nga vendet Lindore që mund të ishim në BE. Këtu kanë përgjegjësi, Presidenti i vendit atëherë, Berisha që pranoi një standard të pa pranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve.

Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdije për gabimet e të kaluarës. Gabimet e së kaluarës kur përsëriten në mënyrë tragji-komike nuk do të mbajnë peng demokratët. Ka pasur vetëm një aktivitet sot dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i PD”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT