Berisha sheh njerëzit e Bashës në tarracën e PD-së: Ja kush janë ata që mbrojnë Lulin (FOTO)

Më herët Gazeta Shqip publikoi një video ku dukeshin disa njerëz mbi tarracën e PD-së.

Kjo ishte pak para se Sali Berisha të mbërrinte në selinë blu bashkë me mbështetësit e tij.

U raportua se ata ishin mbështetës të Bashës që ishin ngjitur atje për të shmangur një përplasje të mundshme me njerëzit e Berishës.

Në një moment Berisha ngre kokën për t’i parë pasi informohet nga njerëzit e tij.

Dhe gjatë fjalës së tij për gazetarët ai tha se “ata janë policët e Ramës që kanë ardhur për të mbrojtur Lulin”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT