Sherri në PD i hap oreksin Edi Ramës/ Në darkë bukë me qofte në Lezhë, në mëngjes krepa në Vlorë

Partia demokratike  po konsumohet përplasja më e fortë politike e ndodhur ndonjëherë mes anëtarësisë që ka ndodhur ndonjëherë në politike, kryeministri Edi Rama po konsumon krepa në Vlorë.

Në një foto që ka postuar në Instagram, Rama shihet në një kreperi dhe madje ka zbuluar edhe shijen e tij, kur thotë se ka porositur një krep me çokollatë të zezë.

“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash drekë”, shkruan Rama.

Të premten në mbrëmje kryeministri Rama ishte në Lezhë. Në një video që postoi vetë kreu i qeverisë në Instagram, dukej teksa provonte qoftet e përgatitura në sheshin e festave.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun, Rama është ndalur në një nga shtëpizat që gatuajnë bukë me qofte dhe nuk ka nguruar ta porosisë një të tillë.

Videon kryeministri e ka ndarë në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një lavdërim për shefat e kuzhinës në Lezhë. “S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT