Referendumi për Bashën/ Vokshi: Votuan pro largimit 43385 demokratë

Albana Vokshi ka lexuar rezultatet e referendumit, të thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i Partisë Demokratike.

Sipas rezultateve të bëra publike, rezulton se shumica e demokratëve në rang vendi kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Rezultatet u lexuan jashtë ambienteve të selisë së PD, në prani edhe të ish-liderit demorkat, Sali Berisha. Në total tha Vokshi kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 43385 demokratë.

“43385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, duke ratifikuar vendimin numër 6 të kuvendit”, tha Albana Vokshi.

Ndërkohë Berisha, beri një reagim pas publikimit te rezultatit te referendumit në lagjen ku banon Basha.

“Fatin e Ramiz Alisë, historia përsëritet. Në vitin 1991 kjo lagje, ndër më demokratikët e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës apo peng Bashës të njëjtin fat, me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte nisur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty. E denatyralizoi, ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes 8″, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT