Dy Kuvendet e PD, Artan Hoxha ironizon: Duhen patronazhistët e PS për të zgjidhur shifrat e sakta

Kur patronazhistët e Ramës mbeten e vetmja shpresë, për të marrë vesh shifrat e sakta, çfare po ndodh në PD. Ne kuvendin kombëtar të PD-së, datë 17 korrik 2021, ishin deklaruar: 7600 delegatë. Por në votim morën pjesë vetëm, 5339 delegatë.
Në kuvendin e Berishës më 11 dhjetor u deklarua pjesëmarrja e
4935 delegatëve. Në kuvendin e Bashës më 18 dhjetor u deklaruan 5004 delegatë.
Ndërkohe PD ka deklaruar në zgjedhjet e fundit se ka 75000 anëtarë.
Në referendumin anti-Basha të dates 18 dhjetor pretendohet se votuan
44000 anëtarë të PD.
Në votimin e korrikut për kryetarin e PD-së, votuan 42000 anëtarë.
Basha e rifitoi mandatin e kryetarit të PD në korrik me 32000 vota.
Matematika në këtë rast, rrëzohet si shkencë ekzakte.
Hajde e gjeje me çfarë formule numërojnë të dyja palët. E vetmja shpresë për të zbuluar të vërtetën, ngelen patronazhistët e PS-së.
Vetem ata qerratenj kanë lista të sakta, sa anëtarë ka PD, sa anëtarë ka kuvendi kombëtar i PD, sa votojnë për Berishën dhe sa votojnë për Bashën.