Përplasja/ Basha premton zbulimin e 5500 delegatëve, Berisha i kundërpërgjigjet me hapin e radhës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se do të publikojë emrat e 5500 delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e ditës së shtunë ku u votua përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Emrat do tee lexohen sot peer shkak tee akuzave nee drejtim tee kreut tee PD-see, Lulzim Basha peer manipulim tee shifrave. Ditën e djeshme ishte vetë drejtuesi i Kuvendit, Jemin Gjana që kërkoi haptasi që këto emra të bëhen publike.

Në pritje të zbatimit të këtij premtimi, Komisioni për Rithemelimin e PD, do të mblidhet sot në orën 11:00 për të verifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit për ratifikimin e vendimit numër 6 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në 11 Dhjetor, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.

Në një njoftim për mediat, Komisioni sqaron se pas mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat ku do të publikohen rezultate përfundimtare të këtij referendumi.

Referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës u mbajt dje dhe sipas rezultateve rreth 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT