“E bëre qeverisjen siç deshe vetë”/ Kryemadhi- Ramës: Mbyll gojën e lëre SPAK-un të shprehet!

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka nisur ditën e sotme me një mesazh sulmi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Monika Kryemadhi i kërkon Edi Ramës ‘të mbyllë gojën’ dhe ta lërë SPAKU-un të flasë në lidhje me aferën e inceneratoreve.

“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet!”, shkruan Kryemadhi.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua pak dite me pare me urdher te SPAK sa i takon nje denoncimi te PD dhe LSI per aferen e Inceneratoreve.  Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT