Rama poston videon e veçantë: Me Valbonën e bardhë borë, ju uroj një ditë të mbarë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur këtë të hënë me një video nga Valbona.
Në pamjet që tregojnë atmosferën magjike të krijuar nga reshjet e dëborës Rama ka bashkangjitur edhe një përshkrim duke u uruar të gjithëve një ditë të bukur
“Mirëmëngjes dhe me Valbonën e bardhë borë, ju uroj një të hënë të bukur”, ka shkruar kreu i qeverisë bashkëngjitur me pamjet e bukura.