Prezent dhe nga ambasada e SHBA/ Shtyhet gjyqi ndaj Sajmir Tahirit dhe Jaeld Çelës, ja arsyeja

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, por trupa e GJKKO ka vendosur që ta shtyjë gjyqin.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të policisë.
Trupa gjykesue ka vendosur që gjyqi është shtyrë për në datën 5 janar të vitit 2022.
Trupi gjukues përbëhej nga Daniela Shirka dhe Hygerta Hiti. Më herët ishte Ilirjana Olldashi, edhe kjo e fundit dha dorëheqjen nga kjo ccështje se edhe kishte një dosje tjetër të lidhur me dosjen Habilajn.
Në seancën e sotme ka qenë prezent përfaqësuesi i ambasadës amerikane. Ndërsa mësohet se kërkesë përjashtim nga gjykimi ka pasur edhe për gjyqtaren Shirka.