Berisha u bashkohet protestuesve, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ish-kryeministri Sali Berisha u është bashkuar protestuesve të mbledhur para selisë blu dhe bashkë me ta kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Nuk ka një skenar se si do vijojë protesta nisja e të cilës u shty rreth gjysmë ore nga orari zyrtar 16:00 që ishte lajmëruar.

Deri tani janë bërë të ditur folësit që do tu drejtohen protestuesve që nisin me Aldo Bumçin dhe do të përfundojnë me ish-kryeministrin Sali Berishën. Protesta është thirrur kundër nismës Open Balkan dhe aferës së qeverisë me incineratorët.

Folësit në protestë:

Aldo Brumçi

Melihate Termkolli

Bujar Nishani

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Edit Harxhi

Megi Balliu

Ylli Manjani

Sali Berisha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT