Çim Peka: Gaz Bardhi më bënte kafen kur i shkoja në shtëpi Bashës!

Drejtuesi i Syri TV, Çim Peka i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i fundit e ka përmendur në konferencën për shtyp duke thënë se koha e Çim Pekës dhe familjarëve të tij që ndërhynin në PD, ka marrë fund.

Ndërkohë, pas kësaj ka ardhur edhe reagimi epik i Pekës. Ky i fundit ka thënë se nuk merret me Bardhin, pasi ai dikur i bënte kafenë në shtëpinë e Lulzim Bashës.

“Sa herë i kam vajtur në shtëpi Lulzim Bashës, zbriste Gaz Bardhi dhe na bënte kafetë. Nëse kur vinte Basha te shtëpia ime na i bënte kafetë bashkëshortja ime e nderuar, te shtëpia e zotit Basha, na i bënte kafetë zoti Bardhi.”-tha Çim Peka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT