Miratohet ligji “Për fëmijët e Republikës”, Rama i lumtur: Pagë e plotë për ata që kanë humbur prindin, shkollim dhe kujdes shëndetësor falas
Kryeministri Edi Rama reagon i lumtur për ligjin “Për fëmijët e Republikës” që ka miratuar sot Kuvendi. Sipas këtij ligji të promovuar shpesh nga kryeministri, parashikon se të gjithë fëmijët që kanë humbur njërin nga prindërit do marrin rrogën e plotë të tij. Gjithashtu, do kenë shkollim dhe kujdes shëndetësor falas.
Themelet e Ligjit për Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës:
– Pagë e plotë mujore e prindit deri në moshë madhore ose deri në moshën 25 vjeç për fëmijën e vetëm kur ai/ajo ndjek studimet e larta – 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë – 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre – 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fēmijë që kanë humbur prindin e me radhë;
– Mbështetje me prioritet për arsimimin dhe punësimin e çdo fëmije nën përkujdesjen e Republikës;
– Kujdes shëndetësor i mbuluar financiarisht nga shteti edhe kur fëmija nën përkujdesjen e Republikës, kurohet në struktura jopublike, brenda ose jashtë vendit.
Shkruan Edi Rama
Kuvendi miraton Ligjin “FËMIJËT NËN PËRKUJDESJEN E REPUBLIKËS”, për jetimët e të gjithë të rënëve në krye të detyrës apo qytetarëve që humbën jetën në mbrojtje të jetës së të tjerëve apo pronës publike, në kushte situatash fatkeqësie natyrore, si edhe të mjekëve e infermierëve që ndërruan jetë në frontin e luftës kundër virusit Covid19.
Themelet e Ligjit për Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës:
Pagë e plotë mujore e prindit deri në moshë madhore ose deri në moshën 25 vjeç për fëmijën e vetëm kur ai/ajo ndjek studimet e larta – 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë – 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre – 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fēmijë që kanë humbur prindin e me radhë;
Mbështetje me prioritet për arsimimin dhe punësimin e çdo fëmije nën përkujdesjen e Republikës;
Kujdes shëndetësor i mbuluar financiarisht nga shteti edhe kur fëmija nën përkujdesjen e Republikës, kurohet në struktura jopublike, brenda ose jashtë vendit.