“Ballkani i Hapur”/ Nënshkruhet marrëveshja në fushën e veterinarisë mes 3 shteteve, hiqen kontrollet në pikat kufitare

Qeveria është mbledhur me urgjencë sot për të miratuar disa marrëveshje që kanë të bëjnë me nismën rajonale të njohur si Open Ballkan.

Qeveria ka miratuar marrëveshjen e bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Lajmi u dha nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, në fund të mbledhjes së qeverisë, e cila tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalet në kontrollet në pikat kufitare.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha ministrja Krifca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT