U padit për “shpifje”, ish Komandanti i Forcave Detare fiton gjyqin, zbardh vendimin: Provat nuk ishin të mjaftueshme

Ish Komandati i Forcave Detare Artur Meçollari ka publikuar vendimin e gjykimit të datës 16 nëntor 2021 ku ai akuzohej për “shpifje” nga Komandati i Forcës Detare, Ilir Xhebexhia.
Në vendimin e publikuar gjyqtari i kësaj çështje argumentoi se provat e paraqitura nga Xhebexhia nuk ishin në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe mungesë legjitimiteti përfaqësimit nga avokati i palës paditëse.
Meçollari sqaron se akuza për “shpifje” ndaj tij qëndronte për faktin se ai kishte akuzuar Komandatin e Forcës Detare për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e godinës 4-katëshe në Shëngjin dhe mosmbështetjen e pesë detarëve, ekuipazh i Motovedetës “Bora” P-116, që në datën 8 janar 2021 shpëtuan 55 emigant sirian, por u akuzuan dhe u ndaluan për shpërdorim detyre.
Ai thotë se punimet në Bazën në Shëngjin e cila filloi të ndërtohej në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar janë ndaluar më 6 mars të 2021 me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi pas letrës së dërguar nga vetë Meçollari.
Ish komandanti shton se në fillim të muajit prill të këtij viti ka bërë një kallëzim në SPAK lidhur me ndërtimin në Bazën Detare të Shëngjinit, hetim i cili ka nisur në korrik 2021, mirëpo ende nuk ka një vendin ëprfundimtar nga SPAK në lidhje me këtë çështje.
Postimi plotë i Artur Meçollarit:
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë
Padiës: Ilir Xhebexhia
I paditur: Artur Meçollari
Gjyqtari Gert Hoxha më datën ka zbardhur vendimin e gjykimit të datës 16 nëntor 2021 në ngarkim të Artur Meçollarit për akuzën e “shpifjes” në bazë të nenit 121/2 të Kodit Penal me paditës Ilir Xhebexhia (regjistrimi 6 maj 2021), aktualisht gjeneral brigade me detyrë Komandant i Forcës Detare.
Në vendimin e arsyetuar gjyqtari argumenton se provat e paraqitura nga paditësi nuk ishin në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe mungesë legjitimiteti përfaqësimit nga avokati i palës paditëse. Gjatë proçesit avokati i palës paditëse kërkoi përjashtimin e gjyqtarit, kërkesë të cilën Gjykata e konsideroi krejtësisht në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të gjykimit gjytari Gert Hoxha vendosi “Pushimin e gjykimit”. Vetë paditësi Ilir Xhebexhia nuk u paraqit asnjëherë në tetë seancat gjyqësore.
Akuza për shpifje qëndronte në fatin se kisha akuzuar Komandantin e Forcës Detare për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e godinës 4-katëshe në Shëngjin dhe mosmbështetjen e pesë detarëve, ekuipazh i Motovedetës “Bora” P-116, që në datën 8 janar 2021 shpëtuan 55 emigant sirian, por u akuzuan dhe ndaluan për shpërdorim detyre.
Godina në Bazën e Shëngjin ka nisur të ndërtohet në fund të muajit nëntor 2020 dhe është bllokuar nga Ministri i Mbrotjes Z. Peleshi më 6 mars 2021 mbas një letre publike që i kam dërguar në 5 mars 2021. Godina vijon të jetë ende e bllokuar dhe siguria e Bazës Detare Shëngjin e garatuar mbas ndërhyrjes së Ministrit të Mbrojtjes. Kurse pesë detarët e ekuipazhit të Motovedetës “Bora” u ndaluan në datën 6 maj 2021 dhe u liruan me detyrim paraqitje më 21 maj 2021. Të pasë ushtarakët vijojnë në proces gjyqësor dhe të pezulluar nga detyra.
Në fillim të muajit prill 2021 kam bërë kallëzim në SPAK lidhur me ndërtimin në Bazën Detare të Shëngjinit, hetim i cili ka nisur në korrik 2021. Ende nuk ka një vendim të SPAK mbi përfundimin e hetimit.
Për më shumë mund të lexoni artikullin investigativ të gazetarit Ferdinand Dervishi, mbi pronat e Forcës Detare, artikulll i vlerësuar me cmim të vecantë nga OSBE për vitin 2021 në luftën kundër korrupsionit.