“Marr vetëm 250 mijë lekë të vjetra”/ Qytetari i ankohet në FB, shihni si i përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama vijon me rutinën e tij së bisedës me qytetarët në komentet e Facebook-ut.

Një përdorues në rrjet, me emrin Leo Leo, i ka shkruajtur kryeministrit se të mos merret me problemet e mjedisit, por me rrogat, që sipas tij merr nën mesataren e lejuar.

Por Rama i tha se rroga 250 mijë lekë në muaj nuk duhet të ketë, ku me ligj minimalja është 300 mijë, ai udhëzoi qytetarin që të denoncojë këtë gjë në “Shqipëriaqëduam.al”.

Qytetari: Pastrimi ju pëlqen juve po na grini rrogat se po torturohena 8 orë në punë, po punojmë në mes të shiut, nuk duhet rroga për 250 mijë lekë që marrim.

Rama: Rroga 250 mijë lekë nuk ka, sepse rroga minimale me ligj është 300 mijë lek, prandaj nëse pronari juaj ju jep më pak denoncojeni tek shqiperiaqeduam.al rubrika #denoncokorrupsion qe ta ndjekim konkretisht!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT