Era e trëndelinës alarmon stjuardesat, avioni bën ulje urgjente në Rinas

Avioni i linjës Tiranë-Pisa është rikthyer në pistë vetëm pak minuta pas nisjes nga Aeroporti “Nënë Tereza”.
Bëhet me dije se problem është bërë aroma e trëndelinës sipas Abc Neës.
Kjo aromë ka bërë që stjuardesat dhe stafi i avionit të dyshojnë për prani të lëndës narkotike. Kështu avioni është rikthyer në pistën e TIA-s, vetëm pak momente pasi ishte nisur.
Pasi u ul sërish në Rinas është kontrolluar pasagjeri si dhe është verifikuar aroma e xhupit të tij. Menjëherë pas kontrollit avioni është rinisur përsëri duke mos konstatuar asnjë problem apo prani të lëndës narkotike. Kjo ka shkaktuar një vonesë me gati dy orë për mbërritjen e avionit në Pisa./Gazeta Shqip