Skandali i rrogave/ Berisha: Kreu i Meduzës nxori në pazar pagat e punonjësve

Pas skandalit të publikimit të të dhënave të 637 mijë shqiptarëve për pagat mujore në administratën publike por edhe private reagimet kanë qenë të shumta.

Sali Berisha e cilëson këtë si “superskandalin e fundit të narkoshtetit.”

Berisha ka dënuar këtë akt, i cili sipas tij është edhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale.

Postimi i Berishës

Superskandal i fundit i Narkoshtetit!

Kreu i meduzes dhe banda e tij ne narkoqeveri ne nje superskandal qe mund te ndodhe vetem ne nje narkoshtet nxori ne pazar edhe pagat e te gjithe punonjesve, zyrtareve te narkoshtetit te tij.

Ky akt i shemtuar eshte dhe superskandali me i madh dhe goditja me e rende per qellimet elektorale por dhe te tjera te zeza te nje te dhene personale kryesore siç eshte paga per te gjithe punonjesit e Shqiperise. Narkoshteti eshte shteti i bandave dhe droges!

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt te pashembullt qe deshmon dhe njehere fytyren e zeze te Narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes Edvin Rama! sb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT