VIDEO/ Dje u shkelmua salla e mbledhjeve, sot PD fortifikon selinë, shton kamerat e sigurisë

PD ditën e sotme ka shtuar kamerat e sigurisë në ambientet e jashtë të godinës.

Një ngjarje e tillë ka ardhur vetëm një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij hynë në selinë e PD dhe shkelmuan derën e sallës ku dhe zhvilluan mbledhjen.

Siç mund ta shihni edhe nga pamjet e siguruara nga mediat, punonjësit janë duke instaluar kamera sigurie në ambientet e jashtë të selisë blu. Duket se kreu i PD Lulzim Basha e ka parë të arsyeshëm një veprim të tillë, për të shmangur kështu çdo lloj keqkuyptimi apo dhunimi të objektit dhe nga ana tjetër për të bërë transparencë.

Jo më larg se dje vetë Partia Demokratike ka bërë një kallëzim penal për personin që shkelmoi dhe hapi me forcë derën e sallës, Fatjon Dautaj./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT