“Fluturojnë” çmimet në treg për fundvit, tregtarët: Është rritur edhe çmimi i gjelit të detit, por s’ka shitje

Siç ndodh zakonisht në fundvit në vendin tonë të gjitha çmimet rriten, ndërkohë që teorikisht supozohet të ketë ulje.
Në Peqin, në fshatin Përparim , një nga zonat më të njohura për mbarështimin e gjelit të detit ka rritje të konsiderueshme të çmimit.
Bëhet me dije nga fermerët se çmimet janë rritur, nga 1 mijë deri në 2 mijë lekë të vjetra për kilogramë. Një rrjet e tillë argumentohet me faktin se dhe produktet me të cilat ushqehen gjelat e detit janë rritur. Pensionistët apo persona që kanë vështirësi ekonomike e kanë thuajse të pamundur të blejnë me këto çmime.
Mësohet se çmimi për kilogram varion nga 9 deri në 10 mijë lekë të vjetra. Ka më pak gjela deti këtë vit dhe mesa duket kanë siguruar tregun.
Ndërkohë që në media është publikuar intervista e jë fermermeri i cili tregton gjela deti.
Intervista me fermerët:
–Ende nuk i ke shitur?
-Jo akoma, me 8 mijë e shes kilogramin. Ka rritje por ska shitje!
Ka mbaru populli! Mishi është shumë cilësor prandaj është i shumëkërkuar.
Edhe në zonën e Pajovës, ku në aksin nacional tregtarët kanë më së shumti ankesa për rritjen e cmimeve për këto produkte të fundvitit.
Fermeret:“Plehrat kimike na kanë prish shumë punë, janë rrit shumë cmimet.
Edhe gjeli detit ka vuajtur shumë.
Ndërkohë bëhet me dije se priten të rritet çmimet edhe në tregtimin e fruta- perimeve apo dhe produkte të tjera të shportës bazë. /Gazeta Shqip