Rrjedhja e të dhënave/ 10 gazetarët më të paguar, i pari është Ben Blushi me rrogë 247 milionë lekë, pas tij Arjan Çani

Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri, sipas databazës së të dhënave që ka rrjedhur prej disa orësh në publik. Ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja, ndërsa pas tij vjen gazetari Arjan Çani me rrogë 1,7 milionë lekë të reja.
Eva Blushi, bashkëshortja e gazetarit Ben Blushi ka reaguar për newsbomb.al pas publikimit të shifrës së “çmendur” në këtë databazë, duke thënë se diçka e tillë është e pavërtetë. Sipas saj, Ben Blushi nuk e ka marrë kurrë një pagë të tillë mujore, madje ajo shton se publikimi i kësaj shifre “stratosferike” dhe të pavërtetë, vë në rrezik sigurinë e fëmijëve dhe familjes së saj.
Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”, shkruan newsbomb.al.
Më poshtë po publikojmë 10 gazetarët më të paguar në vend.
- Ben Blushi – 24,756,130.00
- Arjan Çani – 1,795,523.00
- Eni Vasili – 1,184,587.00
- Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00
- Turjan Hysko – 1,002,217.00
- Elert Yzeiri – 586,977.00
- Fatos Hakorja – 550,726.00
- Armand Shkullaku – 522,806.00
- Robert Rakipllari – 452,225.00
- Gentjan Zenelaj – 456,400.00
- Baton Haxhiu- 1,797,317.00, drejtor marketingu
- Andi Bejtja 1,849,028.00, në AGONSET – Drejtor në departamente të radio-televizioneve
- Çlirim Peka 74,010.00 drejtor i përgjithshëm