Berisha paralajmëron për protesta të tjera: Rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë protestat në vend. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “do të protestojmë derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narko-shteti, duke rikthyer shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët”.
“Do të protestojmë derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narko-shteti. Të rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët, kudo që janë,” shkruan Berisha.
Kujtojmë se të hënën opozita zhvilloi një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, i cili erdhi në kuadër të nismës “Open Ballkan”. Protestuesit u grumbulluan fillimisht te selia e PD-së dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Ndërsa kryeministri Edi Rama priti Vuçiçin dhe Zoran Zaev në restorantin Fish City, në Elbasan, ku patën edhe një darkë private.
