Skandali i pagave/ Rama konferencë urgjente për mediat, ndryshon axhendën

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë ditën e sotme për skandalin e publikimit të pagave që prej ditësh është duke qarkuklluar në rrjetet sociale.

Mësohet se kryeministri, Rama pritet të dalë në konferencë për shtyp me drejtoreshëm e Përgjithshme të AKSHI-t Linda Karçanaj në orën 12:30 në kyeministri.

“Ne oren 12:30 Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Pergjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj konference per shtyp ne Kryeministri”, njofton kryeministria.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme zyrat e shtypit të kreut të qeverisë njoftoi mbledhjen e qeverisë që do mbahet në mesditë dhe konferencën e përjavshme të ministrave për njoftimin e vendimeve.

Por në momentin e fundit ka ndërrruar axhendë duke bërë që dalja e ministrave të anulohet për shkak të konferencës së kryeministrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT