Komisioni i Rithemelimit të PD ULTIMATUM Bashës: Ke kohë deri më 5 janar të lësh zyrën

TIRANË- Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka mbërritur mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi përmes një letre të drejtuar kreut të PD, Lulzim Bashës, i ka komunikuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit.

Belind Këlliçi lexoi publikisht letrën, teksa ndër të tjera i komunikon Bashës afatin e fundit për të ndenjur në seli dhe zyrën e kryetarit të selisë blu.

Në përmbajtjen e letrës Lulzim Bashës i kërkohet që më 5 janar të lër zyrën e kryetarit të PD.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë nga selia blu, teksa është shprehur se Bashës do t’i komunikohet largimi me një letër zyrtare./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT