“Po arratisen”/ Publikimi i të dhënave, Basha: Kemi informacione se po bëhet presion, SPAK, SHISH dhe ambasadat të ndërhyjnë

Kreu i PD Lulzim Basha para mediave ka paralajmeruar se po behet presion per personat pergjegjes, te perfshire ne rrjedhjen e te dhenave.

Kreu i PD i ka bere thirrje organeve ligjzbatuese te hetimit dhe sherbimit inteligjent qe te nderhyje ne menyre urgjente.

“Mbulimi i një skandali me tjetër ka shprehje publike, por nuk i takojnë fjalorit publik. Qeveria u hoqi bukën e gojës qytetarëve, i la njerëzit pa bukë të vdisnin. Publikimi i të dhënavë është zgjatim i skemës së patronazhistëve.

U mbrojtën dhe promovuan nga Edi Rama. Duhet të ndalemi dhe të kuptojmë se kemi të bëjmë me një autor. Me një përfitues. Jemi para një tangentopuli.

I bëj thirrje SPAK, BKH, SHISH, të krijojnë infrastrukturën që përgjegjësit të arrestohen që të mos arratisen. Të vihen para përgjegjësisë personat me mbrojtje politike.

I bëj thirrje ambasadorëve në Tiranë të ofrojmë mbështetje. Informacione pranë PD tregojnë për një presion nga personat e përfshirë në skandalin e patronazhimit”, deklaroi Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT