SHIFRA/ Sa e paguan shteti shqiptar ish-eurodeputetin Knut Fleckenstein si këshilltar të Kuvendit

Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Në listën e publikuar me pagat, del edhe emri i ish-raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin e BE.
Shteti shqiptar i ka paguar një rrogë mujore prej 153,300,00 ish-eurodeputetit Knut Fleckenstein.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar sërish ditën e sotme për skandalin e zbulimit të pagave.
Zyra e Komisionierit njofton se i është drejtuar me një akt administrativ Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.