“Dua shtëpi”/ Rama batuta me banoren në Lezhë: Mirë që s’ta bëri Luli, se do ngelje brenda me bravën

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Lezhë në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve për 97 familje.

Megjithatë ai nuk i kurseu batutat me qytetarët e Lezhës njëkohësisht duke thumbuar edhe kundërshtarin e tij, Lulzim Basha.

Një qytetare i tha se kishte pritur shtëpi nga Lulzim Basha po që nuk e kishte marrë.

Këtu hyri në rol kryeministri Rama, i cili duke pasur parasysh përplasjet në PD, ironizoi kryedemokratin.

Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.
Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT