E FUNDIT/ Prokuroria sekuestron serverin e AKSHI-t, Tatimeve dhe Institutit të Sigurimeve

Pas publikimit të databazës me të dhënat personale dhe pagesat e qindra mijëra qytetarëve, Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e serverave të disa institucioneve, nga ku dyshohet se kanë dalë këto informacione.

Sipas News24, nën sekuestro janë vendosur serverat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit, drejtorisë së Tatimeve si dhe atë të Institutit të Sigurimeve.

Organi i akuzës ka ndërmarrë këtë masë me qëllim që të mos ndërhyet në këto servera dhe të bëhen ndryshime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT