Vjedhja e 2 milionë personave nga Call Center/ “Truri” i mashtrimit, izraeliti, Imeraj: Hetimet do të zgjerohen, u arrestuan dhe 34 persona

Ka shkuar në 35 numri i personave të arrestuar në operacionin kundër call center-ave në Tiranë, mes tyre organizatori izraelit, Rafael Genish. Ai është administratori i kompanisë së call center “RGCapital” që vepronte në Tiranë prej vitesh.
Nga operacioni janë arrestuar edhe 34 persona të tjerë, ndërsa 20 po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të Call Center.
Nga kjo pikë e call center në Shqipëri janë kontaktuar mbi 2 mln persona, të cilët janë mashtruar nga “truri” izraelit i kompanisë që vepronte në Tiranë duke u zhvatur qindra mijëra euro.
Pas denoncimit nga të qytetarët e vendeve të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit, autoritetet kanë vepruar duke zbuluar dhe goditur bazën.
‘Operacioni “Komunikimi”, janë evidentuar aktivitetet kriminale tek mashtrimet kompjuterike për shtetas të huaj. RG Capital ushtronte aktivitet në call center dhe u evidentuan viktimat jashtë territorit të RSH. Hetimet bën të mundur identifikimin e personave dhe drejtuesve. Si rezultat, u kontrolluan ambientet për këtë qëllim. Arrestuar 35 shtetas, 1 i huaj, Refael Genish, izraelit, organizator i skemës së mashtrimit. 20 persona të tjerë të proceduar. Mbi dy milionë persona të kontaktuar për t’u mashtruar në vende të ndryshme të botës.’- tha Vocaj.
Ndërsa kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj u shpreh se “Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, realizoi hetimet me metoda pro aktive disa mujore ka arritur të konkludojë dhe zbulojë një skemë mashtirmi kompiuterik ku shtetas të ndryshëm janë dëmtuar. Ka disa persona të dëmtuar, është arritur që të konkludohet me anë të provave me bazë të gjerë materiale. Hetimet do të zgjerohen në konkludim dhe bashkëpunimi i prokurorisë me policinë do të vijojë’.