Skandali/ Ndryshe nga Shqipëria në “Ontario” të Kanadasë, rrogat mbi 100 milionë dollarë i publikojnë vetë

Teksa prej dy ditësh po qarkullon me bujë publikimi i skandalit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, Prokuroria e Tiranës ka nisur lëvizjet për të zbuluar kush fshihet pas.
Burime për gazetën Shqip ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Gjithashtu, në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve.
Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.
Ajo që bie në sy është fshehja nga biznesmenët pagat e tyre të majme mbi 100 000 milionë lekë. Siç u pa nga të dhënat e tatimeve kishim biznesmenë të fuqishëm me paga sa të punonjësve në sektorin publik.
Në provincën Ontario të Kanadasë, botohet çdo pagë e cila i kalon mbi 100 000 dollarë. Lista e tyre përditësohet çdo pranverë, janë të hapura.
Çfarë është “Sunshine listë”
“Sunshine listë” është një listë e informacionit të pagave, përfitimeve dhe pushimeve nga puna. Ajo përdoret të publikuar shpenzimet qeveritare.
Në Kanada, lista përdoret zakonisht për shembull nga qeveritë provinciale ose komunale për të identifikuar çdo person të punësuar publikisht që ka pagë 100,000 dollarë ose më shumë.
Qëllimi i listës është të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë, duke kërkuar që “organizatat që marrin fonde publike nga Provinca e Ontarios të zbulojnë çdo vit emrat, pozicionet, pagat dhe përfitimet totale të tatueshme të punonjësve të paguar 100,000 dollarë ose më shumë në një vit kalendarik./Gazeta Shqip
Për më tepër klikoni linkun këtu