Filmi shqiptar “Zgjoi” në listën e nominimeve për Oscar, Dua Lipa: Lajmi më i mirë për…

Akademia e Shkencave dhe Arteve publikoi ditën listën e ngushtë të nominimeve për Oscar, pjesë e të cilit ishte dhe filmi shqiptar “Zgjoi”. Filmi me regji të Blerta Bashollit futi për herë të parë Kosovën në listën e nominimeve për çmimin Oscar 2022.
Ky lajm ka gëzuar pa masë këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory. Ylli i muzikës Pop ishte e pranishme në premierën e filmit “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi.