Opozita bullgare i bën thirrje qeverisë: Hapni rrugën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Bullgari, Bojko Borisov, i ka bërë thirrje qeverisë vendase që të hapë rrugën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim”, deklaroi ish-kryeministri bullgar.

Në një intervistë për gazetën “24 orë”, Brisov u shpreh se nuk mund të hyhet në BE duke mbartur me vete probleme të vjetra, ndaj Shkupi dhe Tirana nuk duhen ngadalësuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT