“Diaspora fuqishme e bën shtetin më të fuqishëm”

Naim Flamuri ka lindur në Sydney të Australisë më 1969. Ai së bashku me vëllain e tij binjak Sami Flamuri, kanë shkruar dy libra në gjuhën Shqipe, “E përjetshme është Shqipëria” dhe “Koha Shegës”.

Sot punon edhe si analist për “The International Crisis Group” (ICG) gjithashtu ka 25 vjet si përkthyes i gjuhës Shqipe në Australi.

Në moshën 4-vjeçare prindërit u rikthyen në Ulqin, për tú larguar sërish disa vite më vonë, por ky rikthim i lidhi të dy vëllezërit edhe më shumë me vendlindjen, gjuhën, traditat e zakonet. Tani prej më shumë se 32 vitesh jetesë në Australi Naim Flamuri e thotë me krenari se është shqiptar. Vëllai binjak Sami Flamuri merret me studime të mirëfillta të historisë Shqiptare.

Ai tregon se në Australi ka shumë shqiptarë dhe të gjithë janë integruar shumë mirë.

“Shqiptarët janë popull shtegtarë, jemi gjithkund në botë dhe ne si Diasporë e kemi formuar Shqipërinë, sepse Ismail Qemali erdhi pikërisht nga Diaspora. Diaspora e fuqishme e bën shtetin e fuqishëm. Shqiptari i parë i regjistruar, i vendosur në Australi ishte Naum Konxha, i cili arriti në Brisbane në vitin 1885 me gruan e tij angleze dhe vendosi të qëndrojë përgjithmonë. Shqiptarët në Australi, të njohur edhe si shqiptaro-australianë , përbëjnë një komunitet prej 13,142 banorësh, sipas regjistrit australian të vitit 2011.”

Ai tregon se nëse shqiptarët e ardhur e ndjejnë më shumë mallin se ata të lindur në një shtet tjetër.

“Dua të flas nga vetja ime, unë jam lindur në Sidney dhe u ktheva në Ulqin kur isha 4 vjeç, shkollën fillore e bëra atje. Mendoj se një shqiptarë që rritet në vendin e vet, ai do të jetë shqiptari më i mallëngjyer dhe do ta dojë dhe ta ndihmojë Shqipërinë dhe të kthehet sa herë. Ndërsa fëmijët që rritën në Australi, përveç origjinës nuk kanë një lidhje tjetër, sepse nuk kanë jetuar në Shqipëri, me gjuhën, zakonet etj.. Unë shpesh herë them jam krenar që jam shqiptarë, dhe i përmend miqve të mi shumë emra të suksesshëm, Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max etj.. Diaspora ka kapacitete ekonomike për të investuar, por ka dhe nevojë për përkrahje. Dy librat që kemi shkruar me Samiun, “E përjetshme është Shqipëria”, “Koha e Shegës”, kanë dalë në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhën angleze.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT