Truri i mashtrimit/ Ky është “Bossi izraelit i call center-ave në Shqipëri”, 2000 europianë ranë në kurthin e tij

Ky që shihni në foto është Rafael Genish, izraeliti që përmes kompanisë RG Capital ndërtoi një aktivitet kriminal në fushën e Call Center-ave në Shqipëri.

Kur mësoi që Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për tregun e jashtëligjshëm të kompanive të palicencuara të FOREX, izraeliti kishte në plan arratisjen nga Shqipëria.

Megjithatë ai nuk i shpëtoi dot policisë shqiptare, duke u arrestuar kështu dy ditë më parë. Mbi Genish rëndon akuza e mashtrimit kompjuterik ndaj të huajve.

Nga operacioni i policisë për krimin kibernetik, u arrestuan 34 persona ndërkohë që 22 të tjerë janë nën hetim.

Mbi 2 mijë shtetas të huaj u mashtruan nga skemat e bëra në FOREX-in e tij në Shqipëri, ndërkohë që janë kontaktuar 2 milionë persona.

Pas operacionit janë sekuestruar “RG Company”, ambientet ku ushtrohej veprimtaria e Call Center në Tiranë, qindra pajisje ndërsa po punohet edhe për të sekuestruar shuma parash të cilat dyshohet se janë depozituar në llogari bankare brenda dhe jashtë vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT