“Drejtësia të hetojë Berishën, ai po shfrytëzon…”, Balla rrëfen a është takuar me Bashën: Asnjëherë darkë me kryedemokratin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat duke dhënë qëndrimet mbi zhvillimet politike të këtij viti që po mbyllet. Ai është pyetur mbi deklaratat e lëshuara nga ish-kryeministri Sali Berisha se mes tij dhe kryedemokratit Basha ka pasur një takim në zonën e plazhit të Golemit.

Balla është shprehur i vendosur dhe ka mohuar se ka pasur një darkë mes tij dhe Bashës, por ka pranuar se ka ka qenë prezent në një rast ngushëllimi, ku i pranishëm ka qenë edhe kryedemokrati Basha.

“Asnjëherë në jetën time kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Sali Berisha është një rishfaqje e 30 viteve të tij, që vetëm me gënjeshtra, shpifje e mashtrime ka lënë të gjithë trashëgiminë politike. Është e pakuptimtë që për një person non-grata të shpallur nga SHBA vazhdon të marrë vëmendje. SHBA e ka në bërë këtë jo vetëm mbi bazën e fakteve, por për të shpëtuar PD në radhë të parë, po edhe Shqipërinë nga ai. Jo vetëm që e kam përshendetur shpalljen e tij non grata, por institucionet e drejtësisë të bëjnë detyrën vet sa i përket hetimeve të papërfunduara ndaj këtij individi që mendon se vetëm me shpifje, e me keqpërdorimin të nevojave politike dhe të faktqesive familjare të shumë familjeve”, tha Balla.

Por Balla e ka pranuar se ka qenë në një ngushëllim të një miku të vyer, e që këtu bëhet fjalë për botuesin e Panorama, njëherësh pronar i News 24, Irfan Hysenbelliu.

“Ka qenë një vizitë në rast në fjalë, të një miku, që është i vyer, që kemi rastisur me shumë e shumë njerëz të tjerë, do të tregoja që kam rastisur edhe me njerëz që janë në krah të Foltores së Berishës. Nekrofilia e ka rreshtuar Berishën në krah gjithë këto vite. Shqiptari nuk e ka zakon të përdorë këto raste. Janë të shumta raste kur Berisha ka mohuar lidhjet familjare për rastin e Gerdecit, janë të shumta kur Sali Berisha i ka përdorur këto për mish për top për interesa politile. Unë me Lulzim Bashën jam në gjyq, në Apel, i vetmi takim i imi do të jetë në gjyq”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT