7 mijë lekë kg gjeli i detit/ S’ua blen njeri, falimentojnë mbarështuesit: Është racë autoktone

Duket se mbarështuesit e gjelit të detit në fshatin Zadrimë të Lezhës që njihet për këtë biznes, janë duke falimentuar si pasojë e shitjeve të pakëta. Për shumë familje në këtë fshat, mbarështimi i gjelave të detit është një burim jetese.

Kostoja për mbarështimin e tyre është rritur si pasojë e rritjes e dyfishimit të çmimit të produkteve me të cilat ato rriten si gruri apo misri.

Pavarësisht se mbarështuesit dalin anë rrugës në autostradë ata shprehen se fitimet janë të pakta dhe shpresojnë të fitojnë aq sa kanë shpenzuar për rritjen e tyre që të paktën të mos dalin me humbje.

“Gjeli i detit i Zadrimës është një racë autoktone, shquhet për shijen karakteristike duke qenë se është shpend i rritur në natyrë. Sa i përket konsumit, është rritur çmimi i misrit apo i produkteve me të cilën ushqehen ata. Është rritur kostoja. Në këto kushte fermerët duhet të mbështeten me subvencione për t’i nxjerrë nga kriza, pasi në të vërtet janë në kufijtë e mbijetesës”,-thotë eksperti i blegtorisë Gjovalin Kaceli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT