Afati i fundit për Lulzim Bashën, Floriana Garo: Do bëjmë revolucion paqësor!

Floriana Garo, zëdhënësja e Sali Berishës është shprehur ditën e sotme se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë për një revolucion paqësor.

Ndër të tjera ajo shton se nuk e di sesi do pritet të procedojnë ngjarjet më 5 janar kur është vendosur afati i fundit që Lulzim Basha të lirojë zyrën.

Për Garon, Lulzim Bashës i është dhënë afat boll deri me 5 janar që të lirojë zyrën në selinë e PD-së, pasi sipas saj ka pasur mjaft kohë që të reflektojë vullnetin e anëtarëve.

‘Kjo është ajo që i shkon në mendje njerëzve ky nuk është aspak rasti, ne e kemi theksuar se ky është një revolucion paqësor, ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë. Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them. Por demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale’- tha Garo.

Garo beson se vetëm Berisha mund ta nxjerrë PD nga gjumi apatik që ka rënë gjatë kohës së drejtimit nga ana e Lulzim Bashës.

‘Vetëm Berisha mund ta nxjerrë PD nga gjumi apatik. Bashës i mungonte formula e fitores. Berisha di që t’i energjizojë njerëzit dhe ti çojë drejt fitores.’- tha Garo.

Sa i përket protestës së datës 8 janar e thirru nga Sali Berisha, Garo tha se do të jetë një mega protestë, ku qytetarët do të protestojnë kundër qeverisjes së Edi Ramës.

‘Protestat do të nisin më 8 janar që do të jetë një mega protestë. Do të jetë një protestë kundër qeverisjes së Edi Ramës.’- tha Garo.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. /Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT