Sali Berisha: Basha e dinte, po të mos i fitonte këto zgjedhje, unë nuk do e kurseja

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se ka bashkëpunuar me kryeministrin Rama për të bërë të mundur shpalljen e tij “non grata”.
Sipas tij, Bahsa e bëri këtë për të mbrojtur karrigen e tij, sepse e dintë që nëse nuk i fitonte zgjedhjet e 25 Prillit, Sali Berisha nuk do e kursente.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë gjithçka kundër meje. Por, nëse Rama e ka bërë këtë si një kundërshtar amoral, Basha e ka bërë për karrigen e tij. Sepse ai e dinte që po të mos fitonte këto zgjedhje, Sali Berisha nuk do ta kursente”, tha Berisha në A2CNN.
“T’i besosh Lulzim Bashës, është të gënjesh veten tënde. Çdo gjë që thotë ai, nuk mund të merret për të vërtetë. Njerëzit që kanë përgënjeshtruar Bashën janë njerëz seriozë dhe njerëz që kanë pasur kontakte me ambasadoren Yuri Kim”, shtoi ai.